Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti ia uron 31-vjetorin Partisë së Aksionit Demokratik për Sanxhak

Kor 29, 2021

Në përvjetorin e 31-të të Partisë së Aksionit Demokratik për Sanxhak, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër urimi kryetarit të saj, Sulejman Ugljanin.

Kryeministri Kurti ka vlerësuar kontributin e kësaj partie për mbrojtjen e të drejtave të boshnjakëve në ish-Jugosllavi dhe angazhimin kundër diskriminimit etnik e fetar.

Më vjen mirë që sot partia juaj i ka bashkuar forcat me partitë shqiptare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, dhe mbrojnë së bashku të drejtat e të dy popujve në Kuvendin e Serbisë, ka shkruar në urim kryeministri Kurti, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

I nderuari z. Ugljanin,

 

Në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, të Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe në emrin tim personal, shfrytëzoj rastin t’ua uroj përvjetorin e 31-të të themelimit të Partisë së Aksionit Demokratik për Sanxhak.

 

Partia e Aksionit Demokratik ka qenë prijëse e përfaqësimit politik të boshnjakëve në ish- Jugosllavi, derisa ju si dega e saj në Sanxhak, nuk keni pushuar së luftuari për liri e barazi, për drejtësi e mirëqenie, për të gjithë, kundër diskriminimit etnik e fetar ndaj popullit tuaj.

 

Më vjen mirë që sot partia juaj i ka bashkuar forcat me partitë shqiptare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, dhe mbrojnë së bashku të drejtat e të dy popujve në Kuvendin e Serbisë.
Želim vam puno plodnog rada i uspjeha u vašoj daljnoj političkoj djelatnosti.

Sa poštovanjem,
Albin Kurti

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM