Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti me bashkëpunëtorë priti ambasadorin e Gjermanisë, Joern Rohde.
Republika e Gjermanisë, përmes ambasadës së saj në Kosovë në vazhdimësi ka përkrahur Policinë e Kosovës, me ç’rast sot Policisë së Kosovës iu dhurua donacion me pajisje personale mbrojtëse për luftë kundër pandemisë COVID 19 si: maska mbrojtëse, maska njëpërdorimshe, desinfektues të madhësive të ndryshme si dhe veshje mbrojtëse njëpërdorimëshe.
Policia e Kosovës është gjithmonë mirënjohëse për ndihmën e ofruar nga partnerët tanë dhe e falënderon ambasadën gjermane për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme në fusha të ndryshme të sigurisë, thuhet në postimin në Facebook të Policisë së Kosovës.