Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ministri Murati merr vendim: Të ndihmohen ata që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë

Gus 6, 2021

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati sot ka marrë vendim për përcaktimin e kritereve dhe kushteve lidhur me operacionalizimin e Masës 1.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë.

Në vazhdën e masave të punësimit të prezantuara deri më tani, të cilat janë të rëndësisë të veçantë në Pakon e Ringjalljes Ekonomike, është edhe Masa 1.1 e cila synon të ndihmojë ata që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë.

Përmes Masës 1.1 secili punonjës që ka qenë i punësuar në periudhën dhjetor 2019 – shkurt 2020 dhe e ka humbur vendin e punës do t’i subvencionohet paga bruto deri në 50% për 3 muaj, duke filluar nga periudha tatimore korrik 2021. Kusht për subvencionim është që përfituesi të mos ketë qenë i deklaruar si i punësuar në periudhën prill 2021 – qershor 2021.

Për të përfituar nga subvencioni, punëtorët e rinj duhet të kualifikohen për Masën 1.1, ku verifikimi do të bëhet përmes webfaqes së ATK-së. Më pas, të kualifikuarit duhet të deklarohen nga punëdhënësi në deklaratën e rregullt mujore që dorëzohet në sistemin elektronik EDI të ATK-së, duke filluar nga data 1 gusht 2021 (për periudhën tatimore korrik 2021). Pasi të jetë bërë deklarimi, punëdhënësi duhet të plotësojë formularin për subvencionim, po ashtu përmes sistemit EDI.

Aplikimi për subvencion nga Masa 1.1 do të mund të bëhet deri më datë 15.10.2021. Për vegzën elektronike për kualifikim, hapjen dhe udhëzuesin e aplikimit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të njoftojë publikun gjatë ditëve në vijim, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM