Build Skills with our trainings

Sign up now!

Thellohet bashkëpunimi mes Ujësjellësit “Buski” nga Turqia dhe KRU “Prishtina”

Gus 6, 2021

Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit,, Prishtina,, gjatë ditës së sotme e vizituan një delegacion nga Turqia, respektivisht zyrtarët më të lartë të ujësjellësit të Bursës ” Buski”.

Me këtë vizitë ata thelluan bashkëpunimin me KRU” Prishtina”, pas takimit që patën edhe vitin e kaluar. Vizitën e tyre në Ujësjellësin e Prishtinës e mirëpritën kryeshefi ekzekutiv Sokol Xhafa me zyratët e lartë dhe menaxherët.

Ata sërish u njoftuan për së afërmi me gjendjen e përgjithshme të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, ujërave të zeza, furnizimin e qëndrueshëm me ujë të pijshëm për Komunat në të cilat ofrojmë shërbime, projektet specifike zhvillimore, sfidat dhe vështirësitë me të cilat po përballet Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”.

Qëllimi i kësaj vizite kishte për fokus ngritjen e kapaciteteve me mbështetje profesionale nga ana e tyre, luftimi/ reduktimi i humbjeve teknike dhe komerciale të ujit dhe optimizimi i proceseve të trajtimit të ujit, makineria që shfrytëzohet për reduktimin preciz të humbjeve të ujit.

Ata po ashtu vazhduan të na mbështesin në ofrimin e bashkëpunimit për shkëmbim informacionesh dhe përvojash në të mirë të zgjidhjes afatgjate, furnizim të qëndrueshëm me ujë.

Pas përfundimit të vizitës në ujësjellës ata vizituan edhe Ministrinë e Ekonomisë të cilët u mirëpritën nga drejtori i Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërrmarrjeve Publike Besim Imeri bashkë me stafin e tij.
Vizitat e tyre u realizuan edhe në Impiantet e trajtimit të ujit, prej të cilave furnizohen me ujë të pijshëm pjesa dërmuese e konsumatorëve.

Vizitën e realizuan dy zëvendës drejtorë të Ujësjellësit të Bursës ” Buski”, Ibrahim Yedikardes dhe Mesut Boz me stafin e tyre përcjellës.

Ua kujtojmë se KRU “Prishtina” ofron shërbime për ujësjellës dhe kanalizim në 40% të territorit të Republikës së Kosovës, në gjithsej tetë komuna si: Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Shtime, Graçanicë, Lipjan, Podujevë dhe Drenas, thuhet në komunikatën për media e KRU “Prishtina”.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM