Build Skills with our trainings

Sign up now!

MASHTI dhe MKRS do të mbështesin organizimin e Kampionatit Universitar në Hendboll

Gus 26, 2021

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe kryetarja e Federatës së Sporteve Universitare, Diellza Kelmendi, nënshkruan sot Memorandum Bashkëpunimi për organizimin e Kampionatit Botëror Universitar në Hendboll për vitin 2021 dhe 2022, i cili për herë të parë do të mbahet në Kosovë.

Përmes këtij Memorandumi, MAShTI, ndër të tjera, ka marrë përgjegjësinë që të sigurojë hapësirë ​​të mjaftueshme për akomodimin e rreth 500 sportistëve në Qendrën e Studentëve, si dhe të sigurojë Palestrën Sportive “1 Tetori” me të gjitha lokalet përcjellëse ​​të përshtatshme.

Po ashtu, Ministria ka marrë obligim të sigurojë shërbime funksionale përmes Menzës së Studentëve për ushqim për të gjithë pjesëmarrësit në Kampionatin Botëror Universitar në Hendboll, e po ashtu të sigurojë edhe akomodim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve për 250 vullnetarë të angazhuar në Kampionat.

Ministrja Nagavci dhe ministri Çeku theksuan rëndësinë që ka për promovimin e vendit tonë në botë organizimi i një ngjarje të tillë, ku pritet të marrin pjesë 32 shtete me nga 20 garues.

Ministrja Nagavci shprehu gatishmërinë për bashkëpunim edhe në aktivitete të tjera që promovojnë Kosovën përmes sportit universitar dhe atij shkollor, pasi që theksoi se tashmë Kosova ka dëshmuar se mund të ketë suksese të jashtëzakonshme në sporte, thuhet në faqen zyrtare të MASHTI.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM