Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci me rastin e vdekjes së profesorit universitar Abdullah Karjagdiu në moshën 84-vjeçare në emrin e saj dhe të MAShTI-t ka shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëpunëtorëve dhe miqve.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se profesori i gjuhës dhe letërsisë angleze Karjagdiu u kujdes për arsimimin e shumë gjeneratave dhe do të mbahet mend për profesionalizimin dhe urtësinë e tij. Profesor Karjagdiu i la trashëgimi arsimit të lartë dhe Kosovës edhe shumë vepra universitare si autor, por edhe të tjera të rëndësishme që i përktheu për të na i lënë në dispozicion në gjuhën tonë.
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin se ka ndërruar jetë profesori universitar dhe intelektuali Abdullah Karjagdiu.
Kontributi i tij për zhvilllimin e arsimit është i shumanshëm. Profesori i gjuhës dhe letërsisë angleze u kujdes për arsimimin e shumë gjeneratave dhe do të mbahet mend për profesionalizimin dhe urtësinë e tij.
Profesor Karjagdiu i la trashëgimi arsimit të lartë dhe Kosovës edhe shumë vepra universitare si autor, por edhe të tjera të rëndësishme që i përktheu për të na i lënë në dispozicion në gjuhën tonë.
Duke qenë se figura e profesor Karjagdiut lidhet ngushtë edhe me çështjen kombëtare, kjo e bën atë një nga emrat që do ta mbajë mend përgjithmonë historia e arsimit dhe ajo e Kosovës!
Në emër tim dhe të MAShTI-t, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve e studentëve!
Pushoftë në paqe profesor Abdullah Karjagdiu!