Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qeveria përforcon mbikëqyrjen e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e virusit COVID-19

Gus 29, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media, ku kanë njoftuar për masat shtesë që ka ndërmarrë Qeveria për mbikëqyrjen e zbatimit të masave të reja kufizuese të vendosura një ditë më parë.

Konferencës i ka paraprirë mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës, që është thirrur për shkak të përkeqësimit të gjendjes me pandeminë, me vdekjen e 36 qytetarëve në 24 orët e fundit.

Kryeministri ka folur për rrezikun e madh të shpërndarjes që ka varianti Delta dhe ka bërë thirrje për kujdes të shtuar edhe nga qytetarët, që tashmë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës. Ai ka thënë se kujdes duhet të bëhet sidomos në periudhën dyjavore pas vaksinimit, derisa vaksina të arrijë efektin mbrojtës.

Kryeministri Kurti ka bërë të ditur vendimin e Qeverisë për gjashtëfishimin e numrit të inspektorëve të AUVK. 17 inspektorëve aktualë do t’u shtohen edhe 85 të tjerë.

“Nga ata 17, vetëm 11 janë aktivë, meqë 6 janë të sëmurë. Nesër dalin listat, e gjatë javës fillojnë punën”, ka thënë kryeministri, teksa ka njoftuar edhe për zgjatjen e orarit të punës së pjesëtarëve të policisë, nga ndërrimi 8 orësh në 12 orë.

Ka thënë se do të ketë zbatim të pakompromis të masave në të gjitha nivelet dhe ka bërë të ditur se në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, do të themelohet Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e gjendjes me pandeminë, duke e përcjellë për çdo orë.

“Oksigjenimi qendror është shtrirë pothuajse në secilin spital. I kemi rritur kapacitetet e shtretërve në 1.600 dhe do t’i rrisim edhe më tej, sipas nevojës, përfshirë këtu edhe Qendrën Mjekësore të FSK-së me afër 100 shtretër”, ka thënë kryeministri Kurti.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për dinamikën e furnizimit me vaksina, që sipas tij, po e dikton edhe ritmin e vaksinimit.

“Sa kemi vaksina në stoqet tona, aq kemi edhe termine për vaksinim. Në qoftë se na vijnë sasi më të mëdha të vaksinave, natyrisht se do të punohet edhe vikendeve edhe me ekipe mobile të vaksinimit”, ka thënë ministri Vitia, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM