Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kosova mirëpret grupin e parë të afganëve të evakuuar

Gus 30, 2021

Grupi i parë prej 111 qytetarëve afganë, të cilët kanë qenë të kontraktuar nga NATO-ja dhe familjarë të tyre, arriti mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Mirëseardhje atyre u uruan Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Kryeministri Kurti tha se është nder për neve që kemi mundësinë t’u ndihmojmë qytetarëve afganë, të cilët u detyruan t’i lëshojnë shtëpitë e tyre të dëshpëruar.

Para mediave, ai u shpreh se, kur kemi të bëjmë me një çështje humanitare, kur janë në pyetje partnerët dhe aleatët tanë, atëherë nuk bëhet pyetja “pse”, por vetëm “si”, teksa falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n për komunikimin dhe bashkëpunimin e ngushtë në realizimin e këtij operacioni.

Refugjatëve afganë, të cilët sigurisht që janë të dëshpëruar që janë detyruar që t’i lëshojnë shtëpitë e tyre, ta lëshojnë atdheun e tyre, ju dëshiruam mirëseardhje, ju thamë që janë mysafirët tanë dhe se këtu janë të sigurt.

 

Është nder për neve, është nder për mua, që kemi mundësinë t’i ndihmojmë këta refugjatë, sikurse të gjithë popujt dhe qytetarët e tjerë në botë, e meritojnë të kenë të drejta dhe liri.

 

Kur kemi të bëjmë me një çështje humanitare, kur është puna te partnerët dhe aleatët tanë, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja, atëherë nuk bëhet pyetja pse, por ne themi vetëm si.

 

Pra, të gjitha çështjet që i diskutojmë, janë vetëm të natyrës teknike dhe logjistike, se si këta refugjatë të kalojnë sa më lehtë në vijim, pas një konflikti që e lanë pas në atdheun e tyre.

 

Me këtë rast e falënderojmë edhe NATO-n, edhe SHBA-në për komunikimin dhe bashkëpunimin e ngushtë deri në këtë ditë, në mënyrë që t’i mirëpresim këta refugjatë të cilët po i ndihmojmë së bashku.  

 

Para më shumë se 22 viteve NATO-ja bëri ndërhyrje humanitare në Kosovë për ta ndërprerë gjenocidin e Serbisë dhe tash ne krah për krah me NATO-n ndihmojmë refugjatë të tjerë të cilët kanë nevojë për mbështetjen tonë.

 

Bashkë me presidenten e Republikës, znj. Osmani, ministrin e Brendshëm, z. Sveçla, gjatë këtyre javëve të fundit kemi bashkëpunuar ngushtë në mënyrë që gjithçka të shkojë, siç është më së miri për refugjatët që erdhën e që do të vijnë, dhe për vendin tonë mikpritës për ta.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM