Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani: Asnjë çështje nuk është më prioritare në procesin e dialogut me Serbinë sesa kthimi i më të dashurve tanë

Gus 30, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe me familjarët e personave të zhdukur me dhunë, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë kanë vendosur kurorë lulesh pranë memorialit për personat e pagjetur.

Presidentja Osmani ka thënë se ata do t’i mungojnë jo vetëm shpirtit të gjithsecilit prej nesh, por shpirtit të një shteti të tërë, shpirtit të një kombi të tërë.

“Fati i tyre bëhet edhe shumë më tragjik, kur dihet që janë në duart e shtetit serb, një shteti që ka ushtruar gjenocid ndaj popullit të Kosovës e që fatkeqësisht ende nuk po distancohet nga kjo e kaluar e tmerrshme dhe nga krimet që ka kryer ndaj popullit tonë. Por, duke e ditur që të zhdukurit me dhunë janë plaga jonë më e thellë, janë ndër plagët më të mëdha të Kosovës së pasluftës kjo i bën përpjekjet tona shumëfish më të mëdha për të zbardhur fatin e tyre, për të kërkuar përgjegjësi nga Serbia dhe për t’u siguruar që asnjë çështje nuk është më prioritare në procesin e dialogut me Serbinë sesa kthimi i më të dashurve tanë”, ka thënë Osmani.

Ajo më tej ka theksuar se asnjë dhimbje nuk është më e madhe, rrjedhimisht asnjë çështje nuk mund të jetë asnjëherë prioritet më i madh.

“Dhimbja nuk është vetëm e familjarëve, ata siç e kam thënë gjithmonë janë edhe familjarët tanë, janë njerëzit tanë, janë motrat e vëllezërit tona, janë bijtë e bijat tona. Prandaj, dhimbjen e kemi të përbashkët dhe vetëm bashkë mund ta përballojmë e vetëm bashkë mund të kërkojmë përgjegjësi nga shteti i cili i ka zhdukur ata me dhunë”, ka theksuar presidentja.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti ka thënë se në raportet tona me Serbinë çështja e të zhdukurve me dhunë është kryefjalë dhe ne nuk mund të pretendojmë që të kemi as të ardhme të qëndrueshme  e të sigurt, nëse nuk adresojmë çështjet e së kaluarës, nëse nuk e trajtojmë dhe nuk  e sqarojmë të kaluarën.

“Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën dhe unë bëj thirrje që në të gjitha tryezat e ndryshme që organizohen në arenën ndërkombëtare, nga Serbia pikësëpari të kërkohet hapja e arkivave. Meqenëse, vrasja e shqiptarëve në pranverën e vitit ’99 por edhe më herët në vitin ’98 e kështu me radhë, pastaj varrosja e tyre, zhvarrosja e tyre në Kosovë, bartja e kufomave nëpër varreza masive në Serbi dhe zhvarrimi prej atje mandej gjithçka është bërë jo nga qytetarët e thjeshtë e të zakonshëm, por nga aparati shtetëror. Andaj, hapja e arkivave shtetërore në Serbi është përgjigja për zbardhjen e fatit të pagjeturve. Ne si krerë të institucioneve do të jemi pranë familjarëve dhe gjithmonë do ta kemi prioritet këtë çështje”, ka thënë kryeministri Kurti, thuhet në faqen zyrtare të Zyrës së Presidencës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM