Forca e Sigurisë së Kosovës ka dhuruar edhe 600 maska mbrojtëse për Burgun e Sigurisë së Lartë, me ç’rast zëvendësuesi i drejtorit të BSL-së, Burim Buleshkaj, falënderoi përfaqësuesit e FSK-së për mbështetjen dhe kontributin e dhënë SHKK-së në këtë kohë pandemie.
Maskat mbrojtëse do t`u shpërndahen të dënuarve dhe punonjësve të BSL-së, thuhet në faqen zyrtare të ShKK-së.