Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bislimi-Sarapuu: Nënshkruhet marrëveshja, Mbështetje për proceset e reformës së integrimit në BE

Sht 1, 2021

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, së bashku me drejtorin e zyrës së GIZ Kosova, David Oberhuber, dhe udhëheqësin e Ekipit, Margus Sarapuu, ka nënshkruar sot marrëveshjen për implementimin e projektit “Mbështetje për Proceset e Reformës së Integrimit në BE”.

Ky projekt i financuar nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë (në vlerë prej €5 milionë), i zbatuar përmes GIZ-it në Kosovë, dhe me një pjesë bashkëfinancimi nga BE-ja përmes IPA-s, adreson mangësitë në zbatimin e reformave në Kosovë.

Projekti ka për qëllim sigurimin e mbështetjes drejt krijimit të kushteve të nevojshme për të harmonizuar zbatimin e politikave në raport me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, përmirësimin e kushteve për ekzekutimin administrativ në fusha të caktuara, përmirësimin e qasjes në drejtësi për qytetarët me të ardhura të ulëta dhe përmirësimin e zbatimit të ligjit mjedisor.

Projekti është vazhdimësi e tri fazave të mëhershme të bashkëpunimit teknik nëpërmjet projekteve: “Mbështetje për Proceset e Integrimit Evropian”, “Reforma Ligjore dhe Administrative” dhe “Qeverisja e Mirë Financiare në Kosovë”, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM