Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit, Kajtaz Gecaj.
Ai ka punuar për shumë vite si gazetar në të përditshmen Gazeta Zëri, e së fundmi ishte angazhuar në një media lokale.
Gecaj njihet si gazetar i cili ka realizuar raporte, kronika e intervista të shumta dhe si gazetar i dalluar për korrektësi, vullnet dhe përkushtim në punë.
Duke vlerësuar lart kontributin që i ndjeri ka dhënë për profesionin e gazetarisë, iu shprehim ngushëllime familjarëve, miqëve dhe kolegëve të gazetarit, Kajtaz Gecaj, thuhet në faqen zyrtare të AGK-së.