Build Skills with our trainings

Sign up now!

DnV: Të rishikohet vendimi i KQZ-së për dizajnin e fletëvotimeve

Sht 2, 2021

Demokracia në Veprim bën të ditur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot diskutoi lidhur me dizajnin e fletëvotimeve, duke përfshirë edhe atë të propozuar nga shoqëria civile. Me propozim të Këshillit të Operacioneve Zgjedhore, anëtarët e KQZ-së votuan kundër dizajnit të ri për përdorim në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Votimi i anëtarëve të KQZ-së për anashkalimin e dizajnëve të reja u arsyetua duke u thirrur në afatet e shkurtra, memorizimin e fletëvotimit aktual nga ana e votuesve, ndryshimet e mëdha në dizajnin e ri dhe hutinë që mund të shkaktohet tek votuesit.

Dizajni i ri, me iniciativë të shoqërisë civile, ishte përpiluar nga një grup ekspertëve të fushës, si dhe ishte testuar me 1,200 qytetarë – duke rezultuar në përqindje më të vogël të fletëvotimeve të pavlefshme. I njëjti dizajn kishte edhe përkrahjen e Sekretariatit të KQZ-së. Gjithashtu, afatet e zgjedhjeve të rregullta janë optimale për një avancim të tillë të natyrës vizueletë fletëvotimit, përmes së cilit adresohen pjesët problematike të fletëvotimit, sidomos duke ditur se ende nuk është zhvilluar asnjë kampanjë për informim publik që përmban dizajnin e fletëvotimit. Kurse, përdorimi i të njëjtit fletëvotim që nga viti 2007, nuk ka bërë që ai të memorizohet nga votuesit, por përkundrazi, numri i fletëvotimeve të pavlefshme është rritur vazhdimisht.

Ky vendim i KQZ-së nuk kontribuon në përmirësimin e procesit zgjedhor, si dhe anashkalon një rekomandim të përsëritur tash e sa procese zgjedhore si nga raportet e misioneve vendore të vëzhgimit të zgjedhjeve, ashtu edhe të atyre ndërkombëtare. Ky vendim rrezikon po ashtu të përsërisë situatën e zgjedhjeve lokale të vitit 2017, ku edhe si rezultat i dizajnit të fletëvotimeve, ishin regjistruar rreth 80 mijë fletëvotime të pavlefshme.

Prandaj, Demokracia në Veprim kërkon që ky vendim i KQZ-së të rishikohet dhe të ndryshohet. Avancimi i elementeve të procesit zgjedhor, sidomos atyre që kanë ndikim të drejtpërdrejtë tek votimi, që ulin gabimet dhe votat e pavlefshme, që lehtësojnë votimin për të gjitha kategoritë e votuesve, duhet të jenë prioritet për anëtarët e KQZ-së, thuhet në komunikatën për media e DnV-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM