Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT ndan 1 milionë euro për familjet në nevojë

Sht 2, 2021

Pandemia ka pasur ndikim në të gjithë vendin por më së shumti ka goditur shtresat e varfëra të shoqërisë. Duke pasur parasysh këtë, reformimi dhe rritja e shumës së asistencës sociale, ndarja e shtesave për përfituesit e skemave pensionale, e shpërndarja e kuponëve ushqimorë janë disa nga masat që MFPT ka ndërmarrë deri më tani për të zbutur sado pak ndikimin e pandemisë për këto familje.

MFPT është gjithashtu e vetëdijshme se jo gjithmonë mekanizmat shtetëror kanë një efekt gjithëpërfshirës, prandaj në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike po implementohet edhe një masë tjetër për t’iu ofruar racione ushqimi familjeve në nevojë ashtu që ndihma e institucioneve të ndihet nga të gjithë.

Kjo mbështetje kap vlerën prej 1 milionë euro dhe ndahet për ofrimin e shërbimeve të kuzhinave popullore. Krahas kësaj mbështetje, janë duke u shpërndarë kuponë ushqimorë për familjet në asistencë sociale, që kapin vlerën totale prej 4 milionë euro. Pra, hapja e shpalljes për aplikim për mbështetje financiare të kuzhinave popullore shënon zbatimin e plotë të masës 3.4.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me vizionin e Qeverisë, mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave që kanë për synim mbështetjen e familjes, ngritjen e mirëqenies dhe qasjen më të lehtë në shërbime sociale për të gjithë qytetarët, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

 

Të gjitha organizatat jo qeveritare dhe entitetet e interesuara që ofrojnë këto shërbime mund të aplikojnë për këtë masë deri më 15 shtator në e-mail adresën zs.mf@rks-gov.net. Për më shumë detaje rreth shpalljes ju lutemi referojuni vegëzës në vijim: https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/85D73E87-F6C4-4D97-A954-8F5758085FC4.pdf

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM