Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston një person për posedim të narkotikëve

Sht 3, 2021

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve- Njësia Rajonale në Mitrovicë Veri ka pranuar informata relevante nga terreni se i dyshuari A.V.(1990) posedon substanca të dyshuara narkotike në shtëpinë e tij.

Me urdhër verbal te Gjykatësit të Procedurës Paraprake si dhe me asistimin e njësisë së reagimit të shpejt të regjionit Mitrovicë Veri dhe të një njësie patrullues të stacionit policor Zveçan është bërë bastisja e shtëpisë se të dyshuarit së bashku me objektet përcjellëse të shtëpisë.

Gjatë realizimit të operacionit policor të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë konfiskuar si provë materiale:

  • Dy qese me sasi te dyshuar të marihuanës me peshë rreth 257 gramë,
  • Një qese najloni me 41 paketime me sasi të dyshuar të marihuanës, me peshë rreth 238 gramë,
  • 248 copa fishekë te pushkës automatike te kalibrit 7.62,
  • 562 fishek të gjuetisë, 100 kapsula ndezëse të gjuetisë dhe 100 plastika kapsula të zbrazëta për pushkë të gjuetisë,
  • Një sprej.

Njësia e forenzikës ka dal në vend të ngjarjes dhe ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e dëshmive. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar Departamenti i Krimeve të Rënda i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale: Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge Neni 267 i KPRK-se; Mbajtje në pronësi posedimi i pa autorizuar i armës Neni 366 i KPRK-se. Me urdhër të prokurorit dyshuari i caktohet ndalimi policor prej 48 orësh, thuhet në faqen zyrtyare të Policisë së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM