Build Skills with our trainings

Sign up now!

Abdixhiku: Kushtetuta e Kaçanikut vendosi themelet e shtetësisë  

Sht 7, 2021

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në përvjetorin e 31-te të Kushtetutës së Kaçanikut, shpreh mirënjohje për deputetët e asaj kohe dhe vlerëson lartë kontributin e tyre në vënien e themeleve të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, thuhet në komunikatën për media e LDK-së.

Mëngjesi i kësaj date na bën të kujtojmë e vlerësojmë njerëzit tanë që me shumë mund dhe sakrificë dhanë gjithçka për të realizuar ëndrrën e një populli të tërë për liri e pavarësi.  

 

Sot është ditë e veçantë për Kosovën sepse ndodhi një ndër zhvillimet më të rëndësishme – Kosova vendosi bazamentin e ndërtimit të shtetësisë.  

 

Delegatët e asaj kohe, me guxim të pashoq dhe të mbështetur nga populli arritën ta shpallin Kushtetutën e Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, duke vendosur themelet e shtetësisë dhe duke dëshmuar vendosmërinë e popullit për liri, pavarësi dhe demokraci.  

 

Ashtu siç e thoshte edhe Presidenti Rugova, “dita e 7 Shtatorit të vitit 1990 ka hyrë në historinë më të re të Kosovës si ditë e vënies së themeleve të shtetit të Kosovës, që erdhi pas Deklaratës së Pavarësisë të 2 Korrikut të të njëjtit vit.”  

 

Në këtë përvjetor, çmojmë dhe vlerësojmë lart kontributin e deputetëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, që në një kohë shumë të rëndë e në rrethana të jashtëzakonshme miratuan Kushtetutën e Kaçanikut më 7 shtator 1990.  

 

Përulemi para grave dhe burrave të cilët ditë e natë punuan që ta jetësojnë ëndrrën tonë shekullore dhe sot të jemi të lirë”.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM