Build Skills with our trainings

Sign up now!

AKP fiton kontestin 18 milionësh në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit

Sht 10, 2021

Agjencia Kosovare e Privatizimit fiton kontestin gjyqësor në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit, pas padisë së parashtruar, më datën 1 prill 2019, për kompensim dëmi dhe fitim të humbur në vlerë prej 18,121,690.17 milionë Euro nga pala paditëse IMING d.o.o Strobec – Republika e Kroacisë.

Agjencia Kosovare e Privatizimit ishte paditur në cilësi të administratorit të ndërmarrjes shoqërore ‘’MIM Goleshi‘’ Miniera e Magnezit në Golesh të Lipjanit. Kontesti gjyqësor është zhvilluar sipas rregullave të UNICITRAL-it të vitit 2010.

Pas një procesi të gjatë gjyqësor, AKP ka pranuar sot, 10 shator 2021, vendimin e Tribunalit Ndërkombëtar të Arbitrazhit, me ç ‘rast mbrojtja ligjore e Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka sjellë fitore në këtë kontest.

Veç mbrojtjes së interesit të Republikës së Kosovës, me këtë fitore janë ruajtur edhe fondet publike prej 18,121,690.17 milionë Euro.

Sipas vendimit të Tribunalit Ndërkombëtar të Arbitrazhit pala paditëse, për më tepër, obligohet që në emër të shpenzimeve procedurale të Tribunalit t’ia paguaj Agjencisë Kosovare të Privatizimit shumën prej 342,954.67 mijë euro, thuhet në komunikatën për media e AKP-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM