Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Arrestohen tre persona sipas planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2021”

Sht 12, 2021

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kanë vazhduar së zbatuari planin operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2021”, lidhur me prerjen e pyjeve, transportin dhe shitjen ilegale të drunjëve .

Në kuadër të këtij aksioni, mbrëmë policia, ka hasur në tre persona të dyshuar të cilët kishin prerë dhe vjedhur drunjë në bjeshkët e Kaçanikut.

Në kuadër të këtij aksioni janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme e drunjëve dhe mjetet me të cilat i kanë transportuar këta drunjë ..

Ndërsa, në stacionin policor në Kaçanik janë personat me inicialet , M.L (M/K) i moshës 34 vjeçar , XH.R ( M/K) i moshës 36 vjeçar dhe Q.R ( M/K) i moshës 26 vjeçar , të cilët pasi janë intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 për procedura të mëtejme hetimore..

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksione të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve, transportit dhe shitjes ilegale të drunjëve, si dhe apelon te qytetarët që, saherë hasin persona që prejnë, transportojnë dhe shesin ilegalisht drunjë, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM