Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani falënderon Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës që nga viti 1999

Sht 13, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim një delegacion të Emirateve të Bashkuara Arabe, të udhëhequr nga Kryesuesi i Departamentit të Shëndetësisë, Sheikh Abdulla bin Mohammed Al Hamed dhe Dr. Maitha bint Salem Shamsi, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës shteti i tij që nga viti 1999.

Një falënderim të posaçëm, presidentja Osmani e ka bërë për Spitalin e Fëmijëve “Sheikh Fatima”, i cili u përurua sot dhe është donacion i këtij shteti, një investim të tillë, ajo e cilësoi tepër me rëndësi për shëndetin e fëmijëve dhe familjeve kosovare.

Presidentja Osmani  dhe Sheikh Abdulla bin Mohammed Al Hamed u pajtuan që ta vazhdojnë bashkëpunimin në sferën e shëndetësisë, me trajnim të kuadrit shëndetësor dhe ofrimin e pajisjeve bashkëkohore mjekësore.

Ndërkaq Dr. Maitha bint Salem Shamsi, shfaqi gatishmërinë e shtetit të saj që të vazhdojë mbështetjen në projekte konkrete, të cilat synojnë përmirësimin e shërbimeve mjekësor për nëna dhe fëmijë.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani u angazhua për thellimin e bashkëpunimit me EBA-të edhe në fusha të tjera, si fusha e bujqësisë, turizmit dhe shkëmbimit tregtar.

Fokus i veçantë në takim iu kushtua edhe mundësive për bashkëpunim kulturor, teksa të dy palët u dakorduan për organizimin e një ekspozite me punime artizanale të grave, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM