Policia e Kosovës, konkretisht, patrulla e Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Ponoshec, gjatë patrullimin kanë ndaluar një automjet me targa vendore në të cilin ishin katër persona, ku në dollapin e veturës, në anën e pasagjerit, kanë vërejtur disa qese plastike të mbushura, me substancë të dyshuara narkotike e llojit marihuanë.
Zyrtarët Policorë menjëherë kanë ndërmarrë veprime konkrete dhe rastit i janë përgjigjur njësitet relevante të Drejtorisë rajonale të Policisë Kufitare dhe zyrtarë të Drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve- Njësia Gjakovë. Janë konfiskuar nëntë (9) paketime, të ndara në qese të vogla, me substancë të dyshuara narkotike e llojit marihuanë e cila dyshohet se është ndarë për konsum, një pako rizlla (mbështjellëse), si dhe automjeti i ndaluar.
Të gjitha veprimet policore, janë kryer në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe është iniciuar rasti për Posedim, Furnizim, Transportim i substancës Narkotike psiko tropikë dhe analoge. Me këtë rast janë arrestuar katër të dyshuar, shtetas kosovarë: F.B. (1996), E.L. (1996), L.K. (1996), E.M. (1996)
Me urdhër te Prokurorit të rastit janë kontrolluar / bastisur edhe vendbanimet e të dyshuarve si dhe me urdhër të tij katër të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.
Policia e Kosovës, në këtë rast policia kufitare, do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në luftimin dhe parandalimin e te gjitha dukurive negative e çdo dukurie, thuhet në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës.