Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Szijjarto: Ofrimi i bursave nga Hungaria për skemën “Stipendium Hungaricum” mundësi e shkëlqyer për të rinjtë tanë

Sht 23, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, u takuan sot me ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto.

Presidentja ia shprehu ministrit Szijjarto mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin që Hungaria ka dhënë për procesin e shtetndërtimit të Kosovës dhe të konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës.

“Ne e çmojmë lart qëndrimin afirmativ të Hungarisë për liberalizimin e vizave për Kosovën,  si dhe për procesin e integrimit evropian të Kosovës”, tha presidentja. “Kosova i ka përmbushur prej kohësh të gjitha kërkesat e parashtruara nga Bashkimi Evropian dhe presim që përkushtimi i popullit dhe i institucioneve të Kosovës ndaj vlerave dhe standardeve evropiane të respektohet”, tha më tej presidentja Osmani.

Presidentja, po kështu nënvizoi raportet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.

“Lidhjet mes popujve tanë janë të hershme dhe përkojnë me synimet e popujve tanë për t’i mbrojtur dhe promovuar vlerat evropiane”, tha presidentja Osmani.

Presidentja Osmani dhe ministri Szijjarto biseduan edhe për dialogun me Serbinë, për të cilën presidentja tha se institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara për vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe të përkrahur edhe nga SHBA-ja. Ajo theksoi se palët në dialog duhet trajtuar si të barabarta dhe se procesi duhet të përmbyllet me njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, brenda kufijve ekzistues.

Ministrat e Jashtëm theksuan rëndësinë e bashkëpunimit në shumë fusha dhe nënvizuan faktin se ofrimi i 75 bursave nga Hungaria për skemën “Stipendium Hungaricum” është një mundësi e shkëlqyer që të rinjtë tanë të marrin formim në fusha të ndryshme në Hungari, por edhe që ta njohin më mirë kulturën  hungareze, thuhet në komunikatën për media e Zyrës ë Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM