Build Skills with our trainings

Sign up now!

Uran Ismaili: Prishtina do të jetë e pastër në 100 ditët e para të qeverisjes sime

Sht 23, 2021

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka premtuar se në 100 ditët e para të qeverisjes së tij do ta bëjë Prishtinën të pastër.

Këtë deklaratë Ismaili e dha në konferencën për media të cilën e mbajti pas vizitës në kompaninë “Pastrimi” në Prishtinë.

“Pastërtia është nevojë bazike për një qytet dhe kallxon se qysh jetohet në atë qytet. Nuk mundemi me toleru më tutje që hapësirat e mbeturinave të jenë pika të zeza të çdo lagjeje që kundërmojnë dhe duken keq”, ka thënë Ismaili.

Më tej, Ismaili ka treguar që së bashku me ekipin kanë analizuar gjendjen sa i përket menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë dhe kanë identifikuar fytet e ngushta që po e ngulfasin qytetin tonë.

“Prandaj, zotohem që për 100 ditët e para të qeverisjes sime, do të kemi një Prishtinë të pastër dhe këtë do ta bëjmë bashkë me qytetarët e Prishtinës”, ka thënë ai.

Ismaili ka treguar edhe disa nga intervenimet kryesore që do të ndërmarr për ta realizuar këtë projekt.

“Së pari, kemi me i vendosë shportat e rrugës në çdo lagje të qytetit, sepse sot kemi rrugë të tëra ku nuk ke ku me i hedhë mbeturinat e dorës. Së dyti, do ta ndërrojmë orarin e grumbullimit, në mënyrë që të mos shohim më mbeturina që qëndrojnë me ditë nëpër lagje. Grumbullimi i mbeturinave do të bëhet më shpesh, dhe kjo do të ndodhë në kohën kur nuk kemi shumë trafik”, ka thënë Ismaili.

Më tej, ai ka shtuar se do të investohet edhe në kontejnerë që me i digjitalizu ata, ashtu që ta sinjalizojnë qendrën grumbulluese kur mbushen në 70% të kapacitetit.

Ismaili ka treguar se ka menduar edhe për ankesat e banorëve që bizneset ua mbushin kontejnerët me mbeturina. “Ne kemi me bo kontrata me bizneset, sidomos me gastronominë, që mbeturinat e tyre mos t’i hedhin në kontejnerët e lagjes. Me lansimin e sistemit digjital “Sjell”, mbeturinat e bareve dhe restoranteve do te grumbullohen në orare të veçanta, pa i ngarku lagjet tona.”, ka treguar ai.

Në fund, Ismaili ka thënë se do të bëjnë zgjidhje edhe për mbeturinat nga materiali ndërtimor.

“Do ta ndërtojmë qendrën për trajtimin e mbeturinave nga ndërtimi dhe demolomi, si dhe qendrën për trajtimin e mbeturinave të vëllimshme në zona të përshtatshme për qytetarët e ta qasshme për ndërtuesit”, ka përfunduar ai.

Të githa këto projekte, kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka thënë se do të përfundohen deri në fund të vitit 2023, thuhet në komunikatën për media e PDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM