Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ushtrimi fushor “Silver Sabre 2021” dëshmi e fuqishme mes KFOR-it me institucionet e sigurisë

Sht 23, 2021

Në Gjakovë, sot në dy vend-lokacione u realizuar Ushtrimi Fushor “Shpata e Argjendtë 2021”, ku morën pjesë: Këshilli i Sigurisë së Kosovës, FSK, KFOR-i, Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent, Komuna e Gjakovës dhe Kryqi i Kuq i Kosovës.

Në Ditën e Vizitorëve të Shquar, morën pjesë zv.ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Franco Ferderici, zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, zv. Komandanti I KFOR-it, gjeneralbrigade Gunter Schopf, shefi i Shtabit të KFOR-it, gjeneral brigade John P. Maier, drejtori i Ekipi Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës I NATO-s (NALT), gjeneral brigade Jörg Rüter,  zv.drejtori i AME-së, Shefki Abdullahu, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini si dhe përfaqësuesit e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Ky ushtrim organizohet çdo vit, nën drejtimin e KFOR-it në bashkëveprim dhe koordinim me institucionet vendore të sigurisë të nivelit  qendror, rajonal dhe lokal, përveç vitin e kaluar për shkak të pandemisë COVID-19.

Me këtë rast, gjeneral Schopf, në cilësi të drejtorit të ushtrimit,  në fjalën e tij para të pranishmëve, theksoi se fokusi i këtij ushtrimi, sikur edhe viteve tjera, është në rritjen e shkallës së ndërveprimit dhe bashkërendimit në mes institucioneve dhe organizatave të sigurisë në vendin tonë.

“Mësimet e nxjerra nga ky ushtrim duhet të shërbejnë për avancimin e përmbajtjes së Planit të rishikuar për Reagim Kombëtar” theksoi mes tjerash gjeneral Schopf.

Sipas tij, këtë vit, përgjegjësinë kryesore të procesit planifikues e ka bartur FSK dhe gradualisht, do të realizohet edhe tranzicioni i rolit udhëheqës të këtij ushtrimi te partnerët vendor.

Ai në fund falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për performancën e të gjithë pjesëmarrësve në të gjitha fazat e planifikimit dhe ekzekutimit të ushtrimit, duke veçuar rolin e veçantë të pjesëtarëve të FSK-së.

Nga ana e tij, gjeneral Cikaqi, në fjalën e tij, elaboroi procesin planifikues, njësitë e angazhuara dhe  angazhimet specifike të njësive specialistike në vend-incidente gjatë ushtrimit duke shprehur mirënjohjen e thellë për bashkëveprimin dhe koordinimin e shkëlqyeshëm me KFOR-in dhe institucionet tjera të sigurisë në vend në realizimin e suksesshëm të këtij ushtrimi.

Në fund ai theksoi se FSK, në kuadër të misionit dhe detyrave të saj ligjore, angazhohet vazhdimisht në mirëmbajtjen dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të specializuara për përmbushjen me sukses të plotë të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile të vendit, në nivelin qendror, rajonal dhe lokal, thuhet nlë komunikatlën plër media e Ministrislë slë Mbnrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM