Build Skills with our trainings

Sign up now!

Besnik Pula emërohet këshilltar i jashtëm politik për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare

Sht 24, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot, Besnik Pula këshilltar të jashtëm politik (pro-bono) për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare.

 Besnik Pula është profesor i Asociuar në Departamentin e Shkencave Politike të universitetit Virginia Tech (ShBA), ku është gjithashtu drejtor i Asociuar i Qendrës për Studime të Bashkimit Evropian, Studimeve Transatlantike dhe të Hapësirës Trans-Evropiane (CEUTTSS), e mbështetur nga programi Erasmus+ i Komisionit Evropian.

Studimet e doktoraturës për sociologji i ka mbaruar në Universitetin e Miçiganit (University of Michigan), kurse ato të masterit në universitetin Georgetown, ndërsa paraprakisht ka qenë i asociuar në role hulumtuese dhe ligjëruese me Universitetin Princeton, New York University dhe Universitetin e Binghamtonit.

Puna e tij hulumtuese është mbështetur dhe shpërblyer nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës (ShBA), Shoqata Sociologjike Amerikane (ASA), programi Fulbright-Hays i Departamentit të Arsimit (ShBA), American Council for Learned Societies (ACLS) dhe International Research and Exchanges Board (IREX), thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM