Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Rutte: Kërkesë për mbështetjen e Holandës për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Sht 24, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës,  Vjosa Osmani dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, sot takuan kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, të cilin e falënderuan për mbështetjen e Holandës në procesin e shtetndërtimit të vendit tonë.

Presidentja Osmani ripërsëriti kërkesën për mbështetjen e Holandës për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ajo theksoi se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se institucionet e Kosoves janë të përkushtuara për të zbatuar reforma në fushën e sundimit të ligjit dhe krijimin e vendeve të reja të punes për të rinjtë në përputhje me platformën e institucioneve të reja.

Kosova gjithnjë ka qenë palë konstruktive në dialog me Serbinë, ka theksuar presidentja Osmani, teksa sipas saj Serbia nuk i ka zbatuar marrëveshjet, në veçanti atë për lirinë e lëvizjes, e cila po prodhon tensione të panevojshme në rajon.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani ka theksuar se epilogu i dialogut me Serbinë duhet të jetë njohja e ndërsjellë në kufijtë aktualë dhe konform rendit juridik të Kosovës, thuhet në komunikatën për media Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM