Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani-Briceño: Angazhim i Belizesë në procesin e njohjes dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës

Sht 25, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla takuan kryeministrin e Belizesë, John Briceño.

Presidentja Osmani shprehu gatishmërinë për kultivimin e raporteve të mira ndërmjet dy vendeve si dhe bashkëpunimin ndërshtetëror.

Në funksion këtyre raporteve është edhe nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit për konsultime bilaterale nga dy ministrat e Jashtëm, Gërvalla dhe Eamon Courtenay.

Me këtë memorandum synohet forcimi i mëtejmë bashkëpunimit ndërshtetëror në mes të dy shteteve në marrëdhëniet ndërkombëtare, të drejtat e njeriut, paqen,  sigurinë dhe shumë fusha të tjera.

“Memorandumi i zgjeron mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona”, tha presidentja Osmani.

Ndërkaq kryeministri Briceño shprehu mbështetje për Kosovën, teksa Presidentja Osmani kërkoi angazhimin e Belizesë  në procesin e njohjes dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM