Rreth orës 01:05 pas mesnate, u pranua informacioni se kishte ndodhur zjarr në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut. nga persona të dyshimtë është djegur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve e cila gjendet në objektin e komunës në Zubin Potok.
Informacioni në lidhje me këtë incident u pranua nga personeli i sigurisë së ndërtesës
Komuna e Zubin Potokut pas mesnate rreth orës 01:00. Patrullat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje, dhe të gjitha njësitë përkatëse, si dhe zjarrfikësit.
Sipas informacioneve të para, supozohet se zjarri ka përfshirë ambientet përdhese të ndërtesës dhe ekziston dyshimi se ka prekur ambientet e qendrës së Ministrisë së Brendshme të Kosovës dhe Bibliotekën e Shtëpisë së Kulturës.
Zjarri u lokalizua rreth orës 02:00, dhe të gjitha njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës ishin të pranishme në vend, si dhe Njësia Rajonale e Hetimit – Mitrovicë – Veri. Ne vend ngjarje doli Inspektori i Zjarrit (PPZ), për gjithçka që ndodhi u njoftua edhe Prokurori kujdestar.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.