Ministria e Punëve të Brendshme respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil (ARC), ka bërë të ditur se gjatë periudhës 20 – 26 shtator 2021 ka administruar gjithsej 10.110 targa të përkohshme në të gjitha pikat e kalimit kufitar (PPK) dhe qendrat e regjistrimit të automjeteve në mbarë territorin e Republikës së Kosovës. Ka kaluar një javë prejse Kosova ka vendosur reciprocitet për targat e automjeteve nga Serbia, thuhet në postimin në Facebook të MPB-së.