Roli i boshnjakëve në të gjitha proceset është historik dhe i palëkundur, prandaj sot, boshnjakët e Kosovës janë pjesë përbërëse e pandashme e shoqërisë sonë, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e shënimit të Ditës së Boshnjakëve.
Kryeministri Kurti tha se ndihet krenar që Republika e Kosovës është atdhe i boshnjakëve të cilët me vite kanë dhënë kontribut dhe angazhim në zhvillimin e vendit tonë, përkundër të gjitha sfidave në të kaluarën e nga e kaluara.
Komuniteti boshnjak, përveç si pjesë e peizazhit multietnik të Kosovës, siç theksoi kryeministri Kurti, mund të luaj rol të rëndësishëm si urë kryesore në mes të shtetit tonë dhe Bosnje e Hercegovinës, në heqje të vizave, qarkullim normal të njerëzve dhe të kapitalit, deri te njohja dhe ndërtimi i marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve, popujt e të cilave kanë patur fat të ngjashëm.
“Boshnjakët në këto hapësira, kanë arritur ta ruajnë identitetin e tyre unik, gjuhën e tyre, kulturën dhe traditën e tyre. Ata janë kategori kushtetuese dhe gjuha e tyre mund të përdoret si gjuhë zyrtare”, tha kryeministri Kurti.
Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi, e falënderoi kryeministrin Kurti për besimin dhe mundësitë që u ka dhënë komunitetit boshnjak në Kosovë për të qenë të përfaqësuar deri në nivelet më të larta institucionale. Ajo tha se komunitetet pakicë në Kosovë duhet t’i shfrytëzojnë këto mundësi për ruajtjen e vlerave kulturore, identitetin, gjuhën dhe kulturën.
“Në këtë ditë feste të përçojmë mesazhe paqeje për ne që jetojmë në Kosovë dhe që bashkërisht të angazhohemi për marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjithë popujt në rajon’’, tha zëvendëskryeministrja Rexhepi.
Në shënimin e Ditës së Boshnjakëve ishin të pranishëm ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, zëvendës shefi i zëvendësshef i misionit të ambasadës franceze Cyprien Francois, ish zëvendës shefi i misionit të OSBE-së, z. Kilian Wahl, deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës znj, Samra Ilijaz e të tjerë, thuhet në komunikatrën prër media e Zyrrs së Kryeministrit.
Sot është Dita e Boshnjakëve, njëra ndër festat më të rëndësishme për boshnjakët në Republikën e Kosovës dhe në të gjitha shtetet ku ata jetojnë. Në këtë ditë, në vitin 1993, në atëherë Sarajevën e rrethuar prej forcave serbe është shpallur kombi boshnjak dhe gjuha boshnjake.
Si kryeministër jam krenar që Republika e Kosovës është atdhe i boshnjakëve, të cilët me vite kanë dhënë kontribut dhe angazhim në zhvillimin e vendit tonë, përkundër të gjitha sfidave në të kaluarën e nga e kaluara.
Roli i boshnjakëve në të gjitha proceset është historik dhe i palëkundur, prandaj sot boshnjakët e Kosovës janë pjesë përbërëse e pandashme e shoqërisë sonë. Komuniteti boshnjak, siç e tha edhe zëvendëskryeministrja Rexhepi është i treti për nga numri i popullsisë në Kosovë, sipas regjistrimit të fundit, rreth 28 mijë qytetarë janë deklaruar që i përkasin kombit boshnjak, e që përbën 1.6 për qind të popullatës totale në Kosovë.
Mirëpo, sipas disa vlerësimeve, mendohet se madje gjysma e këtij komuniteti jeton në diasporë.
Boshnjakët në këto hapësira, kanë arritur ta ruajnë identitetin e tyre unik, gjuhën e tyre, kulturën e tyre dhe traditën e tyre.
Ata janë kategori kushtetuese dhe gjuha e tyre mund të përdoret si gjuhë zyrtare.
Boshnjakët janë të organizuar në shtatë parti politike dhe në dhjetëra organizata joqeveritare, të cilat punojnë për interesat e këtij komuniteti.
Komuniteti boshnjak, përveç si pjesë e peizazhit multietnik të Kosovës, mund të luaj rol të rëndësishëm si urë kryesore në mes të shtetit tonë dhe Bosnje e Hercegovinës, në heqje të vizave, qarkullim normal të njerëzve dhe të kapitalit, deri te njohja dhe ndërtimi i marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve, popujt e të cilave kanë patur fat të ngjashëm.
Ua uroj festën tuaj kombëtare, duke iu dëshiruar sukses, zhvillim dhe prosperitet.
Čestitam vam Dan Bošnjaka i neka vam je sa srečom svima.