Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti e vlerëson të rëndësishëm praninë e misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve

Sht 28, 2021

Për të diskutuar për procesin zgjedhor me rastin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Lukas Mandl.

Mandl, i cili njëherësh është eurodeputet austriak dhe themelues dhe president i Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, u shpreh i lumtur që do të qëndrojë në Republikën e Kosovës edhe me përgjegjësinë e Shefit të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve. Ai u njoftua rreth mbarëvajtjes së zgjedhjeve të kaluara parlamentare në Kosovë, organizimi i të cilave sikurse ato lokale të muajit të ardhshëm do të bëhet në situatë pandemie.

Kryeministri Kurti tha se zgjedhjet e kaluara parlamentare, përveçse ishin të lira, demokratike dhe fer, ishin shembull i organizimit në kuptimin e përgatitjeve të tyre dhe disiplinës organizative për zbatimin e masave kundër pandemisë COVID-19.

Megjithëkëtë, duke pas parasysh përvojat në zgjedhjet paraprake dhe mësimet që duhet të nxjerrim nga ato, kryeministri Kurti e vlerësoi të rëndësishëm praninë e misionit të Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Kjo prani është sidomos e rëndësishme në komunat e banuara me shumicë lokale serbe, me theks në ato në veri të vendit, ku siç ka evidentuar edhe raporti i ekspertëve të Bashkimit Evropian për zgjedhjet e 14 shkurtit, banorët lokalë dhe përfaqësuesit e subjekteve tjera lokale serbe, përveç Listës Serbe, janë ndjerë të frikësuar për shkak të presion dhe intimidimit që kanë përjetuar në zgjedhjet e kaluara.

Të pranishëm në takim ishin edhe dy përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje! në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi dhe Alim Rama, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM