Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT: Fillon mbështetja për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19

Sht 28, 2021

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka nënshkruar sot vendimin për përcaktimin e kritereve dhe kushteve lidhur me operacionalizimin e masës 3.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike – Mbështetja për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19.

Në linjë me politikat që synojnë lehtësimin e pasojave të pandemisë COVID-19, kjo masë synon mbështetjen financiare të familjeve që kanë humbur familjarin e tyre si rezultat i infektimit me COVID-19. Kjo bëhet në përpjekje për të zbutur vështirësitë financiare me të cilat këto familje mund të përballen.

Në zbatim të masës 3.1, secilës familje që ka humbur familjarin si pasojë e infektimit me COVID-19 do t’i ofrohet mbështetje financiare në vlerë prej 1,500 Euro. Sidoqoftë, duke konsideruar që stafi mjekësor në sektorin publik ka bartur barrën kryesore në ruajtjen e shëndetit publik, dhe gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare kanë qenë drejtpërdrejtë të rrezikuar nga virusi COVID-19, familjet e tyre do të kenë një mbështetje të veçantë.

Aplikimi për masën 3.1 dhe do të bëhet në mënyrë elektronike, në vegëzën në vijim https://masa3-1.rks-gov.net, dhe do të jetë i hapur deri më datë 30 Nëntor 2021. Aplikimet trajtohen në baza javore, sipas radhës së aplikimit.

Dokumentet e nevojshme për aplikimin elektronik janë: certifikata e regjistrit civil përmes së cilës vërtetohet lidhja familjare e aplikuesit me të vdekurin dhe kopja/fotografia e faqes së pasme të letërnjoftimit të aplikuesit.

Vlen të theksohet që pas datës 1 tetor 2021, ata që humbin familjarin nga infektimi me COVID-19 mund të përfitojnë mbështetje nga masa 3.1, vetëm nëse familjari i vdekur ka qenë i vaksinuar me të dy dozat e vaksinës kundër COVID-19.

Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, e shpalosur nga Ministria e Financave, Punёs dhe Transfereve, synon krijimin e një shoqërie të barabartë dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve. Prandaj, operacionalizimi i masës 3.1 është i rëndësisë së lartë për t’u solidarizuar me familjet që kanë humbur familjaret nga virusi COVID-19, duke ua lehtësuar sado pak barrën financiare, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM