Bankat anëtare të Shoqatës së Bankave të Kosovës kanë nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi me Ministrinë e Shëndetësisë përmes së cilës bankat kanë ndarë shumën prej 50,000 Euro për të mbështetur procesin e vaksinimit në Kosovë.
“Duke qenë se vaksinimi është përgjigjja në luftën kundër pandemisë, të gjithë duhet të bëjmë më shumë për të mbështetur këtë proces”, është shprehur kryeshefi ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija.
“Si Ministri e Shëndetësisë, jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që sektori bankar po jep për të luftuar pandeminë”, tha Drin Podrimqaku, këshilltari politik i ministrit Vitia.
“Ky donacion do të pranohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe do të vendoset në dispozicion të personelit mjekësor dhe vullnetarëve të ekipeve të vaksinimit në Kosovë”, theksoi Faik Hoti, udhëheqës i Divizionit të Komunikimit me Publikun në Ministri të Shëndetësisë me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për këtë donacion, thuhet në postimin në Facebook të MSH-së.