Presidente e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do ta vizitojë Kosovën nesër, më 29 shtator 2021, si pjesë e vizitës rajonale në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë vizitës, Presidentja e KE-së do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.
Presidentja von der Leyen do ta vizitojë edhe kopshtin ‘Cicërimat’ në Prishtinë, i cili është ndërtuar me fondet e BE-së.
Investimi i përgjithshëm i BE-së në sektorin e arsimit në Kosovë që nga viti 2007 arrin në rreth 85 milionë euro, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Bashkimit Evropian.