Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Von der Leyen: Kosova është palë konstruktive dhe se fundi i tij duhet të jetë me njohje të ndërsjellë

Sht 29, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në takim me presidenten Von der Leyen, presidentja Osmani ka theksuar se Kosova e ka të qartë rrugën përpara dhe se e ardhmja e saj është në Bashkimin Evropian.

Në raport me procesin e integrimit, Osmani ka theksuar se BE-ja duhet ta ketë një strategji të qartë për integrimin e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Kosova. Vonesat në këtë proces, sipas presidentes Osmani e zbehin kredibilitetin e BE-së.

Presidentja Osmani, në takim me presidenten e KE-së,von der Leyen ka ritheksuar se Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim vizash, ndaj ka kërkuar që BE-ja t`i mbajë premtimet ndaj Kosovës dhe që shtetet anëtare të BE-së ta respektojnë rekomandimin e Komisionit Evropian.

Presidentja Osmani dhe presidentja Von der Leyen diskutuan për mbështetjen që Republika e Kosovës do të marrë nga Bashkimi Evropian në kuadër të Planit Ekonomik dhe Investues në kontekst të investimeve në arsim, zhvillim të qëndrueshëm, rritje ekonomike, si dhe fuqizimit të të rinjve e grave.

Në këtë takim është biseduar edhe për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë në veriun e vendit ku prej disa ditësh ka nisur zbatimi i reciprocitetit me targa me Serbinë, si masë e barabartë e trajtimit të palëve.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova vetëm po e përmbush një aspekt ligjor dhe se nuk ka asnjë tendencë nga pala kosovare për ta tensionuar situatën e sigurisë. Përkundrazi, sipas presidentes Osmani një tendencë e tillë, po shpërfaqet hapur nga pala serbe, e cila e ndikuar edhe nga qarqet ruse po përpiqet të shkaktojë destabilizim në gjithë rajonin e Ballkanit. Për këtë shkak, Osmani ka kërkuar që i gjithë faktori ndërkombëtar të dënojë tendencat e Serbisë për destabilizim.

Ndërkaq sa i përket procesit të dialogut me Serbinë, presidentja Osmani ka potencuar se Kosova është palë konstruktive dhe se fundi i tij duhet të jetë me njohje të ndërsjellë, si e vetmja zgjidhje për paqe të qëndrueshme në rajon, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM