Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu

Sht 30, 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu. Pasi i uroi mirëseardhje ambasadorit të ri italian, presidentja Osmani theksoi se Republika e Kosovës dhe Italia gëzojnë raporte të shkëlqyeshme dhe se pret që këto raporte të thellohen edhe më tutje.

Italia, sipas presidentes Osmani, ka qenë mbështetëse e vazhdueshme e proceseve politike në Kosovë dhe po vazhdon të na ndihmojë në forcimin e shtetësisë sonë.

“Lidhjet tona të hershme politike dhe kulturore janë shembull i bashkëpunimit. Ne presim që këto lidhje t’i thellojmë edhe më tej, sidomos në bashkëpunimin kulturor dhe arsimimin e të rinjve”, ka theksuar Osmani.

Sipas saj, rritja e shkëmbimeve akademike, e mobilitetit të të rinjve dhe krijimi i urave të bashkëpunimit mes të rinjve tanë, duhet të jenë në qendër të vëmendjes.

Në anën tjetër, ambasador i Antonello De Riu e falënderoi presidenten Osmani për pritjen e sotme. Ai tha se Italia do të vazhdojë ta përkrahë procesin e integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës.

Ai po ashtu ka theksuar se do të angazhohet në forcimin e mëtutjeshëm të raporteve bilaterale në mes të dy shteteve, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM