Build Skills with our trainings

Sign up now!

Haxhiu: Objektivi i Projektligjit është bashkëpunimi juridik ndërkombëtar me vendet e huaja

Tet 1, 2021

Me ftesë të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka raportuar sot para anëtarëve të këtij komisioni lidhur me agjendën legjislative të Ministrisë së Drejtësisë.

Ministrja Haxhiu para anëtarëve të këtij komisioni ka paraqitur ekspozetë për projekt-kodin e procedurës penale, projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 04/l-213 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale si dhe projekt-ligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile.

Sa i përket Projekt-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/L-213 bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale, ministrja Haxhiu njoftoi anëtarët e komisionit se përmes plotësim ndryshimit të këtij ligji është synuar që të adresohen problemet dhe mangësitë që janë shfaqur përgjatë zbatimit të këtij ligji në praktikë.

Ministrja Haxhiu theksoi se qëllimi i këtij Projekt-ligji është realizimi i objektivave për të përmirësuar qasjen në drejtësi, fuqizimin e sundimit të ligjit, zbatimin më të lehtë dhe efikas të legjislacionit dhe avancimin e legjislacionit në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtare në çështje penale, dhe e bënë këtë ligj në pajtim me legjislacionin e BE-së dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Lidhur me Projekt-ligjin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Civile, ministrja Haxhiu ka bërë të ditur se objektiv kryesor i Projektligjit është intensifikimi i bashkëpunimit juridik ndërkombëtar të Kosovës me vendet e huaja, si rezultat i së cilës do të ngritët efikasiteti i procedurave gjyqësore për çështjet civile dhe komerciale.

“Avancimi i bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet civile, do të ndikoj drejtpërdrejtë në mënyrë pozitive edhe në anëtarësimin e Kosovës në të ardhmen në Konventat relevante ndërkombëtare që i rregullojnë këto çështje”, tha ministrja Haxhiu.

Ministrja Haxhiu para anëtarëve të komisionit për Legjislacion, ka folur edhe për Projekt Kodin e Procedurës Penale duke theksuar përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë së Kosovës në avancimin e drejtësisë penale për të vendosur sundim të ligjit në vend.

“Vizion ynë parasheh që sundimi i ligjit të bëhet përmes fuqizimit dhe funksionimit efikas të gjyqësorit dhe prokurorisë, avancimit të drejtësisë penale, përmirësimit të qasjes në drejtësi si dhe luftës të pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shtoi ministrja Haxhiu.

Ndër të tjera, ministrja njoftoi anëtarët e këtij Komisioni lidhur me amandamentimet e shumta teknike të bëra në Projekt Kod të Procedurës Penale, të cilat do ta bëjnë punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës më efektive, ndërkohë ka bërë me dije se janë adresuar dhe çështje tjera të cilat kanë të bëjnë me mundësinë e suspendimit të zyrtarëve publik me rastin e ngritjes së aktakuzës për veprat e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe janë përfshirë dispozita që ndërlidhen me çështjen e mungesës së kontrollit të vendimit të prokurorisë për hedhjen poshtë të kallëzimit penal përkatësisht mbylljes së hetimeve.

Projekt-ligjet e prezantuara nga ministrja Haxhiu, morën mbështetje të anëtarëve të Komisionit për Legjislacion, të cilët votuan për këto projektligje në mënyrë unanime.

Para anëtarëve të komisionit për Legjislacion, ministrja theksoi se është e gatshme për të bashkëpunuar dhe për të ofruar sqarime rreth projektligjeve apo aktiviteteve të saj si ministre, sa herë që një gjë e tillë kërkohet nga anëtarët e këtij Komisioni, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM