Build Skills with our trainings

Sign up now!

Dogana lanson aplikacionin për telefonat e mençur 

Tet 4, 2021

Dogana e Kosovës në vazhdimësinë e saj për parandalimin e kontrabandës, korrupsionit dhe parregullsive tjera, së fundmi ka publikuar aplikacionin për telefona të mençur i cili u mundëson qytetarëve dhe i fton ata të jenë pjesë aktive e parandalimit dhe raportimit të këtyre dukurive negative. Pra janë funksionalizuar dy sisteme te reja operative të cilat mund të instalohen në telefonat e mençur. Kur shkarkohet aplikacioni qytetarë mund të kenë qasje në dy sisteme:

Sistemi i parë ju mundëson raportimin e Korrupsionit, Kontrabandës e Parregullsi tjera

Mjafton të shkarkoni aplikacionin e-Dogana dhe natyrisht me një qasje mjaft të lehtë duke klikuar në njërën nga menytë kryesore mund të raportoni Korrupsionin, Kontrabandën e Parregullsi tjera. Qytetarëve u është dhënë mundësia që përmes këtij aplikacioni duke përshkruar rastin, vendndodhjen dhe bashkangjitur provat të bëhen pjesë e parandalimit dhe luftimit të dukurive negative të shoqërisë.

Sistemi tjetër mbron qytetarë nga mashtrimet me kilometra gjatë shitjes së veturave 

Po ashtu përmes aplikacionit e-Dogana duke dashur të ju ndihmojmë qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve të ndryshme nga shitës të papërgjegjshëm, u është ofruar mundësia që të bëjnë verifikimin e veturave të zhdoganuara nga data 1 Shtator 2021 e deri më sot. Duke shënuar numrin e shasisë së veturës ju merrni informata rreth detajeve të veturës, kilometrave të kaluara dhe statusin e zhdoganimit, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.

 

Aplikacionin mund ta shkarkoni në Google Play Store duke kërkuar me emrin eDogana ose klikoni në linkun:  https://play.google.com/store/apps/details?id=com.dogana.lajmerodoganen

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM