Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Plenkovic: Gatishmëri për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve duke punuar në fusha me interes të përbashkët

Tet 5, 2021

Para fillimit të Samitit në mes të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Brdo të Sllovenisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkovic.

Në takimin e përbashkët me zëvendëskryeministren, njëherit ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, u bisedua për raportet e mira bilaterale në mes të dy vendeve dhe bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm duke përfshirë atë të sigurisë.

Të dy kryeministrat shprehën gatishmërinë për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve duke punuar në fusha me interes të përbashkët.

Kryeministri Kurti e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të Republikës së Kroacisë ndaj Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM