Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj në SHBA do të takohet me autoritetet më të larta të Departamentin të Mbrojtjes në Pentagon

Tet 11, 2021

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të takohet me autoritetet më të larta të Departamentin të Mbrojtjes në Pentagon dhe në Departamentin e Shtetit.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite njëjavore, ministri Mehaj do të takohet edhe me zyrtarë të lartë të Këshillit të  Sigurisë Kombëtare, Byrosë së Gardës Kombëtare Amerikane, Këshillit Atlantik, Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Agjencisë për Bashkëpunim të Sigurisë së Mbrojtjes. Më pas, ministri Mehaj do të marrë pjesë në Panairin e Shoqatës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Në përfundim të vizitës, ministri Mehaj do të takohet edhe me përfaqësuesit e shërbimit diplomatik të Republikës së Kosovës si dhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptaro-amerikan, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM