Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e kandidatëve të rinj për shkollim në akademitë ushtarake të SHBA-së

Tet 11, 2021

Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë të interesuarit për shpalljen e konkursit për rekrutimin e kandidatëve të rinj për shkollim në Akademitë Ushtarake West Point dhe Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë e Forcave Detare të SHBA-së.

Kandidatet e përzgjedhur për kadetë, do të nënshkruajnë kontratën e shkollimit me FSK-në me të cilën përcaktohen obligimet që ata do të marrin si kadetë të FSK-së, si mbajtja e standardeve të larta të shkollimit akademik, gjendjes fizike, sjelljes dhe disiplinës. Mos përmbushja e obligimeve të parapara me kontratë në cilindo vit të shkollimit do të rezultojë me humbjen e statusit të kadetit.

Aplikimi dhe njoftimi për kadetë të FSK-së është online  në adresën: https://rekrutimi.fsk-rks.org//  si dhe  njoftimin për shpalljen e konkursit mund ta shikoni edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes: https://mod.rks-gov.net, ku gjendet shpallja e konkursit.

Gjatë procesit të testimit, kandidatët duhet të zbatojnë  të gjitha masat dhe rekomandimet e IKSHPK-së përkitazi me parandalimin e përhapjes së COVID-19. Mbajtja e maskës dhe distancës fizike është e obligueshme gjatë gjithë kohës.

Ministria e Mbrojtjes iu shërben të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet e të rinjve dhe të rejave për shërbim në FSK, pa dallim race, ngjyre, feje, gjinie, përkatësie etnike dhe orientimi seksual.

Konkursi është i hapur prej 11.10.2021 deri më 25.10.2021, ora 23:59, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM