Build Skills with our trainings

Sign up now!

Murati dhe Nagavci nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për kurse në Teknologji Informative

Tet 12, 2021

Në vazhdën e politikave publike që synojnë zvogëlimin e hendekut në mes të kërkesave të tregut të punës dhe edukimit, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci kanë nënshkruar sot Memorandumin e Bashkëpunimit për zbatimin e masës 1.5 – Trajnimi dhe Punësimi në TI i Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Në bazë të këtij Memorandumi të Bashkëpunimit, maturantëve të shkollave të mesme do të u ndahen 2,000 kuponë me vlerë deri në 600 Euro për të ndjekur kurse të Teknologjisë Informative. Kriter kryesor për përfitim nga kjo masë do të jetë suksesi i lartë i nxënësit i treguar përgjatë studimeve.

Kjo nismë vjen si rezultat i kërkesës së tregut për profesionistë të fushës së Teknologjisë Informative, që po rritet paralelisht me zhvillimin e hovshëm e të vazhdueshëm teknologjik. Andaj, angazhimi i përbashkët i të dy Ministrive drejt mbështetjes së aftësimit të të rinjve mbetet thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

MFPT dhe MASHTI, në linjë me programin Qeverisës, mbesin të përkushtuar në rritjen dhe promovimin e mundësive për trajnim profesional dhe punësim tek të rinjtë, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM