Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qeveria fton të interesuarit të aplikojnë për drejtor të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore

Tet 15, 2021

Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra e Kryeministrit, fton të gjithë të interesuarit/at, që kanë kualifikim dhe përshtatshmëri profesionale, që të aplikojnë në konkurset e hapura për drejtor të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore dhe Njësisë për Inteligjencë Financiare.

Qeveria e Republikës së Kosovës zotohet se do të ketë procese rekrutimi me integritet e transparencë. Si aksionar i Ndërmarrjeve Publike, Qeveria ka qëllim të sigurohet që personat kompetentë dhe me integritet përzgjidhen në borde, në mënyrë që të përmirësohet menaxhimi dhe performanca e tyre, dhe përfundimisht shërbimet për qytetarët e bizneset, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

 

Për Drejtor të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore për:

Kompaninë  Rajonale të Ujësjellësit  Radoniqi  Sh.A, Gjakovë

Kompaninë  Rajonale të  Ujësjellësit Mitrovicë  Sh.A, Mitrovicë

NPH Ibër Lepenc, Sh. A. dhe

Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina, Sh. A.

Afati i konkursit është i hapur deri më 29 tetor 2021, ndërsa për informata shtesë mund të njoftoheni përmes telefonit 038 200 14 400.

Vegëza e konkursit: http://kryeministri.rks-gov.net/dokumente/?kategoria=konkurse-njoftime-dhe-shpallje&viti=2021

Ndërsa konkursi për Drejtor të Njësisë për Inteligjencë Financiare të Republikës së Kosovës është i hapur deri më 05 nëntor 2021, ndërsa për informata shtesë mund të njoftoheni përmes telefonit në numrin: 038 200 34 155.

Vegëza e konkursit: https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/87B27260-A430-45EB-B5D9-6A074660009D.pdf

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM