Build Skills with our trainings

Sign up now!

Syla- Guerini: Gatishmëri e Italisë të vazhdojë të punojë me institucionet e Kosovës

Tet 15, 2021

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi dhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Romë, Lendita Haxhitasim, takoi sot ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerini.

Fillimisht, zëvendësministri Syla i uroi mirëseardhjen në Republikën e Kosovës dhe e falënderoi për kontributin e dhënë në të gjitha proceset e shtetndërtimit.

Më pas, zëvendësministri Syla dhe ministri italian i Mbrojtjes, Guerini, biseduan lidhur me thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes Republikës së Kosovës dhe Italisë.

Në anën tjetër, ministri Guerini shprehu gatishmërinë e Italisë të vazhdojë të punojë afër me institucionet e Kosovës, e cila do të shtohet në realizimin e vizitave të ndërsjella, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM