Build Skills with our trainings

Sign up now!

Halimi: Politika ende vazhdon të jetë sfidë për gratë, por vetëm duke u sfiduar ia dalim

Tet 18, 2021

Sibel Halimi kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe pse ka dalë e treta për kryetare të Ferizajt, ajo ka deklaruar se do të jep kontributin e saj kudo që është gjithmonë në të mirë të vlerave njerëzore e fuqizimit të grave, pavarësisht epilogut përfundimtar.

Halimi në postimin e saj në Facebook ka thënë se politika ende vazhdon të jetë sfidë për gratë, por vetëm duke u sfiduar ia dalim, sepse Ferizaj e Kosova meriton të jetë një vend modern dhe i emancipuar.

 

Jashtëzakonisht e lumtur që e gjithë fushata dhe dita e zgjedhjeve shkoi ashtu siç e meriton Ferizaj!

Unë do të vazhdojë të jap kontributin tim kudo që jam gjithmonë në të mirë të vlerave njerëzore e fuqizimit të grave, pavarësisht epilogut përfundimtar. Kemi shumë për të bërë së bashku!

 

Politika ende vazhdon të jetë sfidë për gratë, por vetëm duke u sfiduar, ia dalim, sepse Ferizaj e Kosova meriton të jetë një vend modern dhe i emancipuar.

 

Falënderoj të gjithë aktivistët e veprimtarët që më qëndruan pranë përgjatë gjithë këtyre muajve! Ndërsa, fituesit përkushtim më të madhë tek nevojat elementare të qytetarëve të Ferizajt!

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM