Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPB fton për pjesëmarrje në punëtori me qëllim të përfshirjes së komunitetit jo-shumicë në PK

Tet 18, 2021

Ministria e Punëve të Brendshme- Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe mbështetur nga OSBE-Misioni në Kosovë, me qëllim të rritjes së përfshirjes së komunitetit jo-shumicë në Policinë e Kosovës, fton të gjithë të interesuarit  që të aplikojnë për pjesëmarrje në “Punëtorinë për përfitimin e njohurive për procedurat e aplikimit, testimit dhe procedurave tjera të nevojshme për aplikim si zyrtar policor”. 

Ky projekt ka për qëllim që të ofrojë mundësinë e ndjekjes së punëtorisë parapërgatitore, për 100 të rinj, vajza dhe djem, për t’i motivuar që aplikojnë si kadet të Policisë së Kosovës, duke synuar në mënyrë specifike komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian të Kosovës. 

Të përzgjedhurit do të ndjekin punëtorinë  në Akademinë Kosovare për Siguri Publike, dhe do të akomodohen në AKSP gjatë punëtorisë parapërgatitore.  

Inkurajojmë të gjithë të interesuarit, të cilët i plotësojnë kriteret si në vijim, të dërgojnë CV-në dhe shprehjen e interesimit, jo më vonë se më 24 tetor 2021, në mpb.trajnimet@rks-gov.net.  

  • Të interesuarit duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës.
  • Të kenë të përfunduar shkollën e mesme.
  • Të jenë të moshës 18- 30 vjeç.
  • Dëshminë e vaksinimit ( apo PCR test). 

Punëtoria do të mbahet nga data 27 tetor 2021, në Akademinë Kosovare për Siguri Publike (Data e trajnimit mund të zhvendoset varësisht nga masat e marra lidhur me Covid-19).

Vetëm pjesëmarrësit të cilët i përmbushin kriteret e përcaktuara më lartë, do të kontaktohen për pjesëmarrje në punëtori, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM