Build Skills with our trainings

Sign up now!

Llugaliu- Stickles: Mundësi për të avancuar bashkëpunimin mes programit EXBS dhe Doganës së Kosovës

Tet 19, 2021

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu bashkërisht me ekipin e tij sot priti në takim këshilltaren për Ballkanin Perëndimor nga programi për kontrollin e eksportit dhe për siguri (EXBS)  Mary Stickles dhe koordinatoren pranë ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Shpresa Kusari. 

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i mundësive për të avancuar bashkëpunimin në mes të programit EXBS dhe Doganës së Kosovës, drejt përmirësimit të kapaciteteve, në veçanti në fushën e kontrollit të mallrave strategjike, përkatësisht luftimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë nga këndi i kontrollit doganor. 

Llugaliu theksoj se historikisht Ambasada e SHBA-së në Kosovës përmes programit EXBS ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë në këtë fushë dhe bashkërisht kemi arritur që të ngritim kapacitete të rëndësishme në kontrollin e mallrave strategjike dhe jo vetëm.

Programi EXBS gjithashtu ka ndihmuar shumë në ofrimin e trajnimeve dhe praktikave të mira edhe në pajisjet e specializuara të zbulimit, ndërkaq që Dogana e Kosovës ka zhvilluar trajner të kësaj fushe duke përfituar nga praktikat e SHBA-së , të cilët tani janë në vijim të ofrimit të trajnimeve për zyrtarët tanë dhe më gjerë në vendet fqinje nëse kjo është në interes të përbashkët dhe nëse EXBS aranzhon ngjarje të tilla. 

Stickles theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe partneritetit që tanimë programi ka me Doganën e Kosovës dhe njoftoi Llugaliun për synimet e programit dhe fushat ku do të orientohen përpjekjet e përbashkëta, duke vlerësuar po ashtu kapacitetet e ngritura bashkërisht. Me këtë rast Stickles prezantoj edhe një donacion me kompjuter dhe aksesorë të nevojshëm për trajnerët e Doganës së Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM