Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia kufitare i bie në gjurmë dhe arreston të dyshuarin për shpërndarje të drogës

Tet 19, 2021

Bazuar në informatat inteligjente për dyshim në shitblerje të substancave narkotike, zyrtarë policor të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Vitomiricë/Radavc, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare (DRPK) “Perendimi” Gjakovë, kanë realizuar një operacion policor në identifikimin dhe lokalizimin e personit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të zyrtarëve policor është arrit që në rr.“Wesley Clark” në afërsi të Spitalit Regjional në Pejë, të ndalohet dhe identifikohet i dyshuari me iniciale E.G. (viti i lindjes 2000) shtetas kosovar i cili ka qenë duke lëvizur në këmbë, dhe pas kontrollit të realizuar në çantën e tij janë gjetur dhe sekuestruar provat si në vijim:

Tridhjetë e një (31) qese të vogla të mbështjellura me folijë alumini ku dyshohet të jenë me substancë narkotike Marihuanë, me sasi 34.8 gram.

Tetëdhjetë e tetë (88) €uro para të gatshme;

Një (1) telefon Iphon X;

Një (1) brisk prej 15 cm, me teh prej 6 cm (ngjyrë e zezë dhe metalike);

Një (1) pako cigare;

Një (1) parfem.

Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitet relevante dhe Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë.

Ndërsa, është iniciuar rasti për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas kodit penal të RKS-së.

I dyshuari i potencuar më lartë me iniciale, me urdhër të Prokurorit ndalohet për 48 orë, përderisa hetime të mëtejme janë në proces nga njësit i anti-drogës në Pejë, thuhet në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM