Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShSKUK: Në Klinikën e Radiologjisë të QKUK-së janë kryer 127 mamografi

Tet 19, 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se që nga fillimi i tetorit, muajit të ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, që ndryshe njihet edhe si ‘Tetori Rozë’, deri tash, në Klinikën e Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë kryer 127 mamografi.

Mamografia është një metodë radiologjike- incizim i gjirit në rëntgen, e cila përdoret për diagnostikimin e sëmundjeve të gjirit.

Gjatë 9 muajve të këtij viti, në kabinetin e shërbimeve të mamografisë janë realizuar 1 mijë e 489 mamografi.

Klinika e Radiologjisë angazhohet që gratë të vetëdijesohen për sëmundjet e gjirit dhe vijnë gjatë tërë vitit për kontrollime me mamografi, jo vetëm gjatë muajit tetor.

Ta bëjmë bashkërisht tërë vitin – vit rozë, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM