Build Skills with our trainings

Sign up now!

BB: Të krijohet shtytje për mundësi ekonomike, transformim të rritjes së Kosovës në model që krijon vende të punës

Tet 21, 2021

Banka Botërore- Kosovë ka bërë të ditur se Kosova dhe pjesa tjetër e rajonit të Ballkanit Perëndimor po rikthehen nga recesioni i vitit 2020 i shkaktuar nga COVID-19, falë një rimëkëmbjeje më të shpejtë sesa pritej në 2021, thotë edicioni më i ri i Raportit Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, i titulluar Rimëkëmbja e Gjelbër, që u publikua sot.

Prodhimi në vitin 2021 në Kosovë pritet të tejkalojë nivelet e vitit 2019 deri në fund të vitit, por rreziqet për parashikimin mbeten të larta pasi vendi vazhdon të përballet me pandeminë. Presionet e ndjeshme të inflacionit, kryesisht nga çmimet më të larta të importit, mund të minojnë një rimëkëmbje më të fortë në investimet private.

Të hyrat publike po përjetojnë një rikthim të paparë për shkak të aktivitetit më të lartë ekonomik, por edhe për shkak të inflacionit më të lartë dhe masave të përmbushjes tatimore. Si rezultat, dhe kundrejt nën-ekzekutimit në investimet publike, deficiti fiskal pritet të ulet në 2021.

Menaxhimi i pandemisë, duke përfshirë vaksinimin e përshpejtuar, mbetet prioritet në të ardhmen e afërt. Valët dhe variantet e reja të pandemisë mund të rëndojnë perspektivën e rritjes nëse rivendosen kufizime më të rrepta ndërkombëtare apobrenda vendit në lëvizje, thuhet në postimin në Facebook të Bankës Botërore Kosovë.

 

“Duhet të krijohet një shtytje për më shumë mundësi ekonomike, me politika dhe investime që fokusohen në reforma afatgjata për të transformuar rrënjësisht modelin e rritjes së Kosovës në një model që krijon vende të punës duke u udhëhequr nga produktiviteti më i lartë. E njëjta thirrje vlen për të gjithë rajonin”, tha Massimiliano Paolucci, menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën.

 

Raporti për Kosovën: http://wrld.bg/gJxv30rXH66

Raporti i plotë për Ballkanin Perëndimor: https://www.worldbank.org/eca/wbrer

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM