Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston gjashtë persona për shpëlarje parash, falsifikim dhe armëmbajtje pa leje

Tet 21, 2021

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës, përkatësisht Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe njësitet tjera relevante, kanë realizuar një aksion në disa lokacione të ndryshme në qytetet Ferizaj, Fushë Kosovë, Viti, Kaçanik, si dhe në Prishtinë.

Prokuroria Speciale njofton se nga ky aksion janë arrestuar gjashtë (6) persona, me inicialet A.Q., Sh.R., A.O., F.L., H.L dhe L.S., të dyshuar se kanë kryer veprat penale “Shpëlarje parash”, “Falsifikim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Gjithashtu, nga të dyshuarit në vendin e ngjarjes janë sekuestruar të holla në vlerë prej njëqindenjëzetepesë mijë (125.000) euro të dyshuara, si dhe pesë (5) vetura të modeleve të ndryshme.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje, si dhe brenda afateve kohore ligjore do të bëhet kërkesa për caktimin e paraburgimit, thuhet në postimin në Facebook të Policisë së Kosovës.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM